Aktualitet

Koronavirusi shtrihet në Europë/ Macron: Virusi nuk ndalet në kufi, është koha për bashkëpunim global

28 Shkurt 2020, 10:47 Nga DOSJA
Koronavirusi shtrihet në Europë/ Macron: Virusi nuk ndalet në

ITALI– Situata në mbarë botën është e tensionuar e mjaft kritike për shkak të kaosit që ka krijuar koronavirusi kinez. Italia tashmë është bërë edhe epiqendra më e nxehtë e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë  që qeveria italiane ka vendosur për mos mbylljen e kufijve, edhe Presidenti  francez Emmanuel Macron në një konferencë me palën italiane ka thënë që nuk është e nevojshme mbyllja e kufijve sepse, virusi nuk ndalet në kufij.

Ndër të tjera Macron ka shtuar se tashmë është koha për bashkëpunim global, pasi asnjë shtet nuk mund t’ia dalë i vetëm në shmangien e koronavirusit.

Situata me virusin na prek të gjithë ne dhe mund të zgjidhet përmes një bashkëpunimi efektiv ndërkombëtar dhe europian. Koronavirusi nuk ndalet në kufi, pavarësisht sa të shqetësuar janë disa.”- u shpreh Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin italian Giuseppe Conte në Napoli.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emmanuel macron emmanuel macron

Sondazh

Poll