Aktualitet

Bujar Leskaj tërhiqet nga rikandidimi: Presidenti dhe Kuvendi të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH

28 Shkurt 2020, 10:40 Nga DOSJA
Bujar Leskaj tërhiqet nga rikandidimi: Presidenti dhe Kuvendi të nisin

VLORË– Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka deklaruar sot nga Vlora se nuk do të kandidojë sërish për të ushtruar këtë post. Në analizën vjetore të KLSH në Vlorë, Leskaj u shpreh se ka dërguar kërkesën për moskandidim, duke i kërkuar maxhorancës të nisë procedurat për titullarin e ri të KLSJH-së.

“I bëj thirrje Presidentit, Kuvendit dhe maxhorancës të nisin procedurat për titullarin e ri të KLSH. Unë si kreu aktual do të vijojë punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke pranuar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër”, tha kreu i KLSH-së, Leskaj.

Ndër të tjera, Leskaj ka folur edhe për punën e KLSH të bërë gjatë vitit 2019, ku sipas tij janë kryer në total 160 auditime, ndërsa janë referuar në Prokurori 28 kallëzime penale.

“Janë kryer 160 auditime të kryera gjatë këtij viti. Vetëm 23 auditime ishin në organe financiare. Parregullsi dhe shkelje financiare gjatë vitit 2019 shkojnë në 23.304.777 lekë ose 223.8 milionë euro. Problemi madhor mbetet niveli i korrupsionit në vend. Puna audituese është përqëndruar në fushat për të cilat KLSH ka vlerësuar një nivel të lartë risku. KLSH nga auditivet e kryera në vitin 2019 ka përcjellë 28 kallëzime dhe indicie penale nga të cilat 25 kanë përfunduar dhe i janë dërguar prokurorisë si kallëzime dhe indicie. 3 janë dërguar për vlerësim në prokurori”, u shpreh Leskaj.

Leskajt i ka mbaruar mandati që në fillim të vitit 2019, por përplasja mes Presidentit dhe qeverisë kanë futur në ngërç këtë institucion. Presidenti ka propozuar dy herë kandidatura për zëvendësimin e Bujar Leskajt, por të dyja kandidaturat janë rrëzuar nga ana e mazhorancës. E para ka qenë kandidatura e gjyqtares kushtetuese Vitore Tusha, ndërsa si kandidaturë të dytë, Presidenti Meta propozoi këshilltarin e tij, ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin. Por dhe kjo kandidaturë është rrëzuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar leskaj bujar leskaj

Sondazh

Poll