Aktualitet

I ftohti ‘mbërthen’ vendin, sot reshje shiu dhe dëbore, temperaturat do të zbresin nën zero gradë

28 Shkurt 2020, 07:38 Nga DOSJA
I ftohti ‘mbërthen’ vendin, sot reshje shiu dhe dëbore,

Shqipëri- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në zonat e ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore. Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në -2 gradë celcius.

“Përmirësimi i shkurtër i motit gjatë mbrëmjes do të pasohet nga një përkeqsim gradual në mëngjesin e ditës së premte. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit. Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites. Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë. Temperaturat parashikohen: Temperaturat parashikohen në: zonat malore -2ºC deri në 5ºC,  zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC,  zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC”, njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 28 shkurt 2020 moti 28 shkurt 2020

Sondazh

Poll