Bota

Shënohet viktima e 5-të nga koronavirusi në Itali, ndërron jetë në spital një 88-vjeçar

24 Shkurt 2020, 11:18 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 5-të nga koronavirusi në Itali, ndërron

ITALI-  Qeveria italiane ka konfirmuar edhe viktimën e pestë si shkak i Koronavirusit ndërsa numri i të infektuarëve ka arritur mbi 220. Sipas mediave të huaja është mësuar se viktima është një 88-vjeçar nga Caselle Landi. Lajmi është bërë me dije nga Angelo Borrelli, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile të vendit, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

“Mbi 220 të prekur dhe pesë njerëz kanë vdekur si shkak i Koronavirusit, ndërsa një person është shëruar.”- tha ai.

Borrelli tha se rreth 91 persona të infektuar aktualisht ishin në veten izolim në shtëpitë e tyre.

Rajoni i veriut i Lombardisë është goditur më e rëndë, me 167 raste dhe katër viktima, pasi një prej viktimave është shënuar në Bergamo.

Nga e shtuna në mbrëmje kur u shënuan edhe dy viktimat e para qeveria italiane miratoi një dekret për izolimin e vendeve prej ku shpërthyen rastet e të infektuarve. Për momentin nuk është e mundur të futesh apo të dalësh nga 11 komunat në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar. Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 5 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

K.M/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...