Bota

Viktima e katërt nga Koronavirusi ishte një 84-vjeçar nga Bergamo, Italia në vendin e tretë për numrin e të infektuarve n

24 Shkurt 2020, 08:31 Nga DOSJA
Viktima e katërt nga Koronavirusi ishte një 84-vjeçar nga

ITALI– Viktima e katërt nga Koronavirusi që u shënua ditën e djeshme në Itali, mësohet se ka qenë një burrë 84-vjeçar nga Bergamo i shtruar në spital për një sëmundje nga e cila vunate më herët, por virusi kinez e rëndoi më shumë, duke bërë që ai të mos e përballonte dot.

Në pritje të buletinit ditor të publikuar nga kreu i Mbrojtjes Civile dhe komisioneri i jashtëzakonshëm i emergjencës, Angelo Borrelli, përfaqësuesi i Lombardisë, Attilio Fontana, tha se ka 165 raste të personave të infektuar në rajon nga Koronavirusi. Numri i të sëmurëve është shtuar me 22 në Veneto, nëntë në Emilia Romagna, gjashtë në Piemonte dhe një në Lazio (dy persona kanë rimarrë veten) ndërsa ka gjithsej 203 raste të konfirmuara në Itali.

La Repubblica shkruan se Italia  është vendi i tretë në botë për sa i përket numrit njerëzve të infektuar nga Koronavirusi, pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Sipas ekspertëve, kjo epërsi do t’i atribuohet një kontrolli më të përhapur ndaj pacientëve që kishin simptoma të gripit. Kryeministri, Giuseppe Conte, duke komentuar masat e jashtëzakonshme të nisura nga Qeveria tha se numri i infeksioneve mund të rritet.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Për të sqaruar gjithë situatën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të mbledhë sot në orën 9.30 Task Forcën. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Burimi: repubblica.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali viktima e katert ne itali koronavirusi ne itali viktima e katert ne itali

Sondazh

Poll