Bota

Katër viktima dhe 152 të infektuar, harta e vendeve të izoluara prej Koronavirusit në Itali

24 Shkurt 2020, 08:15 Nga DOSJA

ITALI–  Italia prej të shtunën e 22 shkurtit u përball me dy viktimat e para nga Koronavirusi, ndërsa dy viktima të tjera janë shënuar pasditen e së dielës dhe mëngjeisn e kësaj të hëne.

Me këtë shtim të numrit të viktimave frika dhe paniku është shtuar akoma më shumë, duke bërë që qeveria italiane të marrë masa të rrepta, për sigurinë e qytetarëve të saj.

Autoritetet në rajonet e pasura të Lombardisë dhe Venetos, të cilat janë pika qendrore e ndezjes, urdhëruan mbylljen e shkollave ​​dhe universiteteve të paktën për një javë, të mbyllnin muzetë.

Njësia e mbrojtjes civile tha se numri i rasteve të infektuar nga virusit është rritur në 152, ndërsa tashmë 4 viktima kanë humbur  jetën në Itali si shkak i virusit vdekjeprurës duke krijuar panik tek pjesa tjetër e qytetarëve.

“Unë u befasova nga ky shpërthim i vrullshëm i rasteve me Koronavirus.“- tha Kryeministri Giuseppe Conte për televizionin RAI, duke paralajmëruar se bilanci me shumë mundësi do të rritet në ditët në vijim.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur rritjen e infeksionit.”-  tha ai.

Numri i rasteve të konfirmuara të sëmundjes në Lombardi u rrit në 110 nga 54 një ditë më parë, ndërsa në Veneto rreth 21 persona u diagnostikuan me virus, përfshirë dy persona në Venecia, i cili ishte i mbushur me turistë për sezonin e karnavaleve.

Ndërkohë në Itali janë të bllokuara 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të izoluar. Në këto zona të izoluara i gjithë menaxhimi bëhet nga policia për të ndaluar hyrjen e banorëve të tjerë, pasi rrezikshmëria është teje e lartë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Për të sqaruar gjithë situatën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të mbledhë sot në orën 9.30 Task Forcën. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Burimi: corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 4 viktima ne itali koronavirusi ne itali 4 viktima ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll