Bota

24 Shkurt 2020, 09:53 Nga DOSJA

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur nga media sociale së bashku me nënën e tij, duke mbetur një enigmë.

HISTORIA

Quaden Bayles është nëntë vjeç dhe lindi në dhjetor 2010. Ai është nga Brisbane, Australi dhe është me origjinë Australiane Aboriginal.

Ai së bashku me nënën e tij u shfaqën në televizionin Australian në vitin 2015.

Në të njëjtin vit, ai dhe nëna e tij u shfaqën në “Living Black” një program televiziv Australian në lidhje me komunitetin autokton Australian në vitin 2015.

Në një moment nëna e tij postoi videon e tij duke qarë për shkak të bullizmit, në faqen e saj në Facebook, pasi ajo e mori nga shkolla.

Quaden shumë  shpejt mori mbështetje për videon e tij, që përloti njerëz në mbarë botën, përfshirë dhe të famshëm.

Brad Williams, një komedian me të njëjtën formë të nanizmit si Quaden, hapi një fondacion GoFundMe për të dërguar Quaden dhe nënën e tij në Disneyland në Kaliforni.

Teoritë e komploteve për moshën dhe pasurinë e tij u përhapën në internet ndërsa videoja virale u rrit në popullaritet.

Ai dhe nëna e tij e zvogëluan shumë praninë e tyre në mediat sociale pas momentit që erdhën në qendër të vëmendjes.

 

Gjithashtu Quaden ishte i ftuar të drejtonte një ekip indigjen të ligës rugby në Zelandën e Re të Shtunën, duke realizuar ëndrrën e tij. Por, pas kësaj paraqitjeje në mënyrë të papritur Quaden dhe nëna e tij janë zhdukur plotësisht nga media sociale gjatë ditës së djeshme.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bullizmi djaloshi quaden nanizmi quaden bayles stop bullizmit videoja virale bullizmi djaloshi quaden nanizmi quaden bayles stop bullizmit videoja virale

Sondazh

Poll