Bota

Albin Kurti shkon në zyrë në këmbë, përshëndet qytetarët në rrugë: Të shmangim lëvizjet me makina (FOTO)

24 Shkurt 2020, 08:15 Nga DOSJA
Albin Kurti shkon në zyrë në këmbë,

Kosovë- Ditën e djeshme kryeministri i ri i Kosovës ka shkuar në zyrë në këmbë, pa mjetin e tij. Kurti postoi disa foto në Instagram teksa ishte duke ecur në rrugët e Prishtinës, ku bëri thirrje që të ruhet ambienti duke shmangur lëvizjen me makina, sa herë që është e mundur.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, shkruajti Kurti.

 

 

Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet.

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

Disa javë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.  Tashmë Kurti është kryeministri i ri i Kosovës. Pak javë më parë ai zhvilloi edhe një vizitë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së postit të ri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll