Bota

Mbi 2600 viktima në të gjithë botën, 30 vende jashtë Kinës të prekura nga Koronavirusi

24 Shkurt 2020, 10:50 Nga DOSJA
Mbi 2600 viktima në të gjithë botën, 30 vende jashtë

KINË– Koronavirusi vdekjeprurës që është përhapur në të gjithë botën, ka arritur në shifra alarmante pasi numri i viktimave në rang global ka shkuar mbi 2600, ndërsa të infektuar nga Koronavirusi janë regjistruar në të gjithë botën mbi 79,000. Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga paniku dhe vdekjet po shtohen çdo ditë e më tepër, Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur shpërthimin e virusit si “një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin përmes “transmetimit të prekjes së duarve dhe përhpajes së pështymës kur një person teshtin”.

Ndërkohë një virus kalohet nga personi në person si shkak i një personi të infektuar që teshtin ose kollitet.

Ka të paktën 2.200 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në më shumë se 30 vende dhe territore jashtë Kinës. Afro 700 prej këtyre rasteve janë të lidhura me anijen e lundrimit të “Diamond  Princess”,  të vendosur në Yokohama të Japonisë.

Të paktën 27 njerëz kanë vdekur jashtë territorit të Kinës nga virusi.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 5 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë mbi 2600 viktima ne bote koronavirusi në kinë mbi 2600 viktima ne bote

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2020, 09:53

SHBA– Quaden, djali me manizëm që bëri të përlotet bota me videon e tij ku shfaqej duke qarë dhe duke kërkuar vetëvrasje për shkak të bullizmit, është zhdukur n...