Bota

Koronavirusi po përhapet shpejt, ekspertët: E pamundur për të penguar pandeminë

24 Shkurt 2020, 09:24 Nga DOSJA
Koronavirusi po përhapet shpejt, ekspertët: E pamundur për

ITALI– Gjatë dy muajve të fundit, pasi shpërthimi i koronavirusit Covid-19 është bërë një kërcënim global, vendet në mbarë botën kanë marrë masa të forta për sigurinë e qytetarëve. Nëpër karantina janë izoluar me mijëra të infektuar, ku janë nën kujdesin e mjekëve për të shmangur sa më shumë përhapjen e virusit.

Megjithatë e diela, kishte 78,000 raste të Covid-19 në të paktën 29 vende, duke përfshirë numrin e lartë të rasteve të të infektuarve në Itali, Iran, dhe Korenë e Jugut, si dhe një shpërthim i vazhdueshëm në një anije lundrimi në Japoni.

“Dritarja jonë e mundësive, për të përmirësuar virusin, po ngushtohet, kështu që ne duhet të veprojmë shpejt përpara se të mbyllet plotësisht.”– tha të premten Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ekspertë të tjerë të shëndetit publik mendojnë se “dritarja” për të gjetur shpëtim tashmë është mbyllur. Ata thonë që situata është shqetësuese, zhvillimet e reja sugjerojnë që virusi është në kushte të cilat nuk mund të bëhet asgjë për të ndihmuar.

“Kur disa vende kanë një transmetim të gjerë, atëherë përhapja në vendet e tjera është e pashmangshme. Askush nuk mund ta mbyllë pjesën tjetër të botës”.- tha Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Nëse ndalimi i përhapjes së virusit është gjithnjë e më i dobët, zyrtarët e shëndetit publik do të duhet të pranojnë që virusi është kudo, dhe të kalojnë në një fazë të re të përgatitjes për një pandemi.

Për të qenë e qartë, një shpërthim i sëmundjes mund të bëhet një pandemi, pa qenë veçanërisht i rëndë ose fatal.

Burimi:  vox.com 
A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll