Bota

Giorgio Armani zhvillon shfaqjen me dyer të mbyllura, mbyll fabrikat dhe zyrat për 7 ditë që të mbrojë stafin e tij nga Ko

24 Shkurt 2020, 08:54 Nga DOSJA
Giorgio Armani zhvillon shfaqjen me dyer të mbyllura, mbyll fabrikat dhe

ITALI– Në Itali prej të premtes kur u shënuan tre të prekurit e parë nga virusi e deri më tani që numri i viktimave ka shkuar në katër është përhapur shumë panik sepse rrezikshmëria është teje e lartë.

Për këtë shkak sitilisti me famë botërore, Giorgio Armani, ka anulluar shfaqjen e tij të të dielën.

Me sa duket Armani ka ndjekur masat dhe rregullat e forta kundër kërcënimit të virusit, prandaj dhe ka menduar të mos e zhvillojë sfilatën për të mbrojtur stafin e tij nga koronavirusi.

Ndërkohë që pas shfaqjes për koleksionin vjeshtë/dimër 20/21 në javën e modës në Milano, Giorgio Armani vendosi të mbyllë zyrat në Milano dhe vendet e tij të prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino për një javë.

Por Armani ka zgjedhur që sfilatën ta zhvillojë brenda një teatri, me dyer të mbyllura për shkak të këtij virusi, ç’ka do të thotë se për stafin e tij nuk do të ketë pushim.

Për këtë organizim të pazakontë që është  krejt ndryshe nga herët e tjera, Armani nuk do të lejojë as shtypin dhe klientë që të marrin pjesë në këtë pasarelë për të ruajtuar shëndetin e tyre dhe të stafit të tij.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Për të sqaruar gjithë situatën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhë sot në orën 9.30 Task Forcën. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Emergjencave në aeroportin e Rinasit.

Burimi: tg24.sky

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giorgio armani koronavirusi ne itali giorgio armani koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll