Bota

Nga boshatisja e supermarketeve deri tek mbyllja e Katedrales Duomo, Milano parashikohet të qëndrojë i izoluar për 14 ditë

24 Shkurt 2020, 09:44 Nga DOSJA
Nga boshatisja e supermarketeve deri tek mbyllja e Katedrales Duomo, Milano

MILANO– Në Milano për shkak të Koronavirusit ka nisur të izolohet gjithçka, biznese, qendra tregtare apo muze. Së fundmi është mësuar se përfaqësuesit përkatës në Milano kanë marrë vendimin për mbylljen e Katedrales Duomo.

Nga shkollat , teatrot, te muzetë, kinematë, baret dhe klubet e natës nga 18 në 6, do të mbyllen të gjitha për 7 ditë, por sipas mediave të huaja mund të qëndrojnë të mbyllura edhe për 14 ditë pasi në Lombardi parashikohet pezullimi i të gjitha ngjarjeve ose aktiviteteve të çfarëdo natyre, ngjarjesh ose çfarëdo forme takimesh në një vend publik, përfshirë ato kulturore.

Ndërkohë nga ana tjetër njerëzit janë dyndur nëpër supermarkete për të mbushur karrocat e tyre me shumë ushqime,  e për pasojë raftet e supermarketeve kanë mbetur bosh. Ndërsa orët kalojnë, qyteti dalëngadalë po mbyllet.

Burimi: ilmessaggero

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll