Aktualitet

“1 rast i dyshuar me koronavirus në Shqipëri?”/ Drejtoresha e ISHP: Gjasat janë negative, por pa e parë me sy letrën, s

24 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
“1 rast i dyshuar me koronavirus në Shqipëri?”/

Tiranë- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, në mbledhjen e sotme të Task-Forcës ka deklaruar se aktualisht pritet përgjigjja e analizave një rast të dyshuar me koronavirus, për të cilin ajo tha se është thuajse e sigurt që është negativ.

“Praktikisht kemi vetëm 1 që është duke u procesuar, gjasat janë negative, por pa e parë me sy letrën negativ, nuk do e them negativ”, u shpreh Fico.


Fico shtoi më tej se në Institutin e Shëndetit Publik, mund të bëhet diagnoza e Covid 19, koronavirusit dhe se ky institucion ka bërë blerje të mjetit të nevojshëm për zbulueshmërinë e këtij virusi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ministrja theksoi se janë analizuar 6 raste dhe kanë rezultuar negative. Ajo i bëri thirrje medies që të bashkëpunojnë me ministrinë, në mënyrë që të mos përhapen lajme që ngjallin panik në popull dhe nënvizoi se njerëzit duhet t’u besojnë vetëm informacioneve zyrtare që jepen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Po kështu, ajo u shpreh se nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave apo kufijve me Italinë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albino fico mblidhet task-forca për koronavirusin albino fico mblidhet task-forca për koronavirusin

Sondazh

Poll