Aktualitet

‘Në karantinë ose mbrapsht për në Itali!’, bllokohet avioni i Alitalias me 300 pasagjerë në bord

24 Shkurt 2020, 10:21 Nga DOSJA
‘Në karantinë ose mbrapsht për në Itali!’,

ITALI– Një avion i kompanisë italiane “Alitalia” është bollkuar nga autoritetet lokale të ishullit të Mauritiusit për shkak të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi. 300 persona në bordin e aeroplanit kanë mbetur të bllokuar në aeroport pasi nuk lejohet që   të kalojnë në ishull.

Sipas mediave italiane, pasagjerët janë vendosur mes dy zgjedhjesh, ose të pranojnë të futen në karantinë për disa kohë derisa të sigurohen që nuk janë të infektuar, ose të kthehen direkt mbrapsht për në Itali pa zbritur fare.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 4 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll