Aktualitet

Mjekët shqiptarë bëjnë trajnim për ‘luftën’ kundër Koronavirusit, përfaqësuesi i OBSH-së u vesh kostumet (FOTO)

24 Shkurt 2020, 10:28 Nga DOSJA
Mjekët shqiptarë bëjnë trajnim për

TIRANË– Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes që bëri me grupin e Task-Forcës në Aeroportin e Rinasit, ka bërë me dije se rreth  500 punonjës të shëndetësisë kanë bërë trajnimin e duhur për “luftën” kundër virusit vdekjeprurës kinez, nëse do të prekë edhe Shqipërinë përmes Italisë fqinje ku kanë vdekur 4 persona.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetit është në mbështetje të çdo vendi në botë që preket nga ky virus vdekjeprurës, ka treguar gatishmërinë për të mbështetur edhe Shqipërinë me furnizime për Koronavirusin (COVID-19).

Ka qenë Koordinatori i Ballkanit në OBSH për Përgatitjen për Emergjencat Shëndetësore Dr. Abebayehu Assefa, si dhe Dr. Mira Rakacolli, Zëvendës Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që kanë zhvilluar përgjatë këtyre ditëve një ushtrim simulimi në Qendrëb Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në vendin tonë, teksa shihet që mjekët e urgjencës janë veshur me kostumet efikase për mbrojtje nga Koronavirusi.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 4 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi obsh ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi obsh ogerta manastirliu

Sondazh

Poll