Aktualitet

Manastirliu shpërndan urdhërin për shkollat: Parësore është higjiena, ja METODA e saktë e larjes së duarve për të mbaj

24 Shkurt 2020, 10:25 Nga DOSJA

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një urdhër për të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore në vend, ku kërkohet ruajtja e higjienës për të mbajtur larg koronavirusin, i njohur edhe si Covid19. Në urdhër qartësohet ruajtja e higjienës në ambientet, por edhe tek nxënësit dhe stafet akademike, si dhe metoda e saktë e larjes së duarve.

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë:

1.Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me strukturat e varësisë të bashkërendojnë punën me strukturat e institucioneve parashkollore, institucionet e tjera arsimore dhe strukturat përgjegjëse për kopshtet dhe çerdhet në njësitë e qeverisjes vendore për marrjen e masave të mëposhtme:

2.Sigurimin e kushteve dhe artikujve higjeno-sanitare në mjediset e institucioneve parashkollore dhe institucionet e tjera arsimore duke përdorur solucionet pastruese dhe dezinfektuese përkatëse.

3.Sigurimin e higjenës personale për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët që frekuentojnë këto institucione, sipas udhëzimeve të ISHP, bashkëlidhur këtij urdhëri.

4.Sigurimin e higjenës personale për personelin arsimor dhe mbështetës që shërben në këto institucione.

5.Edukimin e vazhduar të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në lidhje me masat e higjenës personale, sipas rekomandimeve të ISHP bashkëlidhur këtij urdhëri.

6.Personeli shëndetësor në institucionet parashkollore dhe ato arsimore të kërkojë nga drejtuesit e institucionit arsimor, të paraqesin numrin total të mungesave në frekuentim për arsye shëndetësore.

7.Ngarkohen për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe ISHP, institucionet parashkollore, institucionet e tjera arsimore dhe strukturat përgjegjëse për kopshtet dhe çerdhet e qeverisjes vendore.

Mënyra e kryerjes së higjienës së duarve

Përdorni dezinfektatin e duarve për një higjienë më të mirë!

Lani duart kur janë të ndotura në mënyrë të dukshme!

Kohëzgjatja e procedurës zgjat 20-30 sekonda.

Hidhni solucionin dezinfektant në pëllumbën e dorës dhe përhapeni atë në të gjithë sipërfaqen, figura 1.a dhe 1.b.

Fërkoni pëllëmbët e duarve me njëra-tjetrën.

Fërkoni pjesët palmare të të dyja duarve dhe kryqëzoni sërish gishtat.

Kapni duart me njëra-tjetrën nëpërmjet gishtave të kundërt me njëri-tjetrin.

Fërkoni me njërën dorë gishtin e madh të dorës tjetër duke e fërkuar në mënyrë rrethore, dhe përsiteni veprimin në dorën tjetër.

Fërkoni në mënyrë rrethore me gishtat e njërës dorë pjesën palmare të dorës tjetër dhe përsëriteni të njëjtin veprim me dorën tjetër.

Kur duart janë të thara, ato janë të sigurta.

Kur duhet të përdoret larja me sapun e duarve?

Lani duart kur ato janë në mënyrë të dukshme të ndotura-në të kundërt përdorni dezinfektantin e duarve!

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 4 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ogerta manastirliu ruajtja e higjienes koronavirusi ogerta manastirliu ruajtja e higjienes

Sondazh

Poll