Aktualitet

Dhunoi avokatin/ Apeli i Tiranës ‘zbut’ masën për Mond Vogën, e lë arrest shtëpie pasi Policia e kapi me ‘TTR

24 Shkurt 2020, 10:07 Nga DOSJA
Dhunoi avokatin/ Apeli i Tiranës ‘zbut’ masën për

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën për Edmond Vogën, duke e nxjerrë nga burgu për ta lënë në “arrest shtëpie”. 44-vjeçari Voga është ish-shoferi i prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës, ku i fundit u kap me armë tip “TT” pa leje dhe dyshohet se dhunoi avokatin Ilia Ilia. 

Ngjarja në fjalë, ndodhi përballë Gjykatës së Durrësit dhe u regjistrua nga kemarat e sigurisë. Pamjet ku Voga, së bashku me një tjetër personin dhunonin avokatin Ilia bënë xhiron e mediave në atë kohë. Për më shumë se një vit ai ishte në kërkim nga Policia, ndërsa ai qarkullonte i pashqetësuar me armë dhe me mjetin e tij të blinduar.  

Mondi Voga u arrestua në aksin Vorë-Krujë, teksa po udhëtonte në një automjet të blinduar, pa dokumentat përkatëse dhe me armë pa leje. Voga, njihet gjithashtu si miku i Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin që iu bë në muajin tetor të vitit të kaluar, ku viktimë mbeti pasardhësi i tij shoferi i Ndojas, Andi Maloku. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond voga gjykata e apelit te tiranes edmond voga gjykata e apelit te tiranes

Sondazh

Poll