Aktualitet

Koronavirusi/ Mjekja në pikën kufitare të Muriqanit, Dhurata Hysi: Nuk kemi hasur asnjë të infektuar, fillimisht iu masim t

24 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Mjekja në pikën kufitare të Muriqanit, Dhurata

Shkodër-Dhurata Hysi, mjekja e cila ndodhet në pikën kufitare të Muriqanit ka deklaruar se deri më tani nga kontrollet e kryera, asnjë person që ka hyrë në territorin shqiptar nuk ka qenë infektuar. Ajo ka theksuar se personat të cilët, vijnë nga vendet ku është përhapur koronavirusi, iu matet temperatura dhe iu bëhet një intervistë. Mjekja nënvizoi se po merren të gjitha masat që virusi të mos futet në territorin shqiptar.

“Ka kontrolle 24 orë por jemi të ekspozuar nga rreziku. Nuk doganën e Muriqanit nuk termometër teknik.  Për momentin nuk ka vend për panik, kemi shtruar masat, kemi shtruar personelin, Kemi marrë edhe pajise të mbrotjes personale. Për momentin ku nuk pasur asnjë rast të dyshuar. Të gjithë shtetasit që vijnë nga zonat që janë konsideruar si vatra të koronavisurit, ne ju matim temperaturën, dhe shikojmë simptomat dhe sistemin e apratit të frymëmarrjes.  Ne kemi kishte këtu që një rast mund ta izolojmë, ne këtu kemi dy dhoma, një e kemi karantinë. Rrekishmëria ekziston, ne u bëjmë intervistë për të parë nëse ka rënë në kontakt me persona që janë të infektuar”, u shpreh ajo.

Katër të vdekur dhe mbi 200 të infektuar, ky është bilanci në Itali nga koronavirusi. Ndërsa sot, për këtë virus ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mblodhi në aeroportin e Rinasit Task-Forcën. Ministrja foli për maskat dhe tha se ka stok maskash në treg, megjithëse shumë farmaci në Tiranë kundërshtojnë fjalën e Manastirliut. Nga ana tjetër ajo tha se nuk ka vend për panik, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus, dhe se nuk është momenti për mbyllje kufijsh e shkollash. …

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata hysi koronavirusi ne shqiperi dhurata hysi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll