Aktualitet

Koronavirusi/ Ogerta Manastirliu: Spitalet janë të furnizuara me maska, tregu ka mjaftueshëm stok (VD)

24 Shkurt 2020, 09:46 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Ogerta Manastirliu: Spitalet janë të furnizuara me

Tiranë-Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës ka deklaruar se spitalet e vendit janë të furnizuara me maksa dhe theksoi se  tregu ka mjaftueshëm stok për të përballuar kërkesën.


“Përgjigja do të përmbush pritshmëritë tuaja. Ashtu si ekspertët rekomandojmë se maskat nuk parandalojmë virusin. Vendosen tek ata persona që kanë probleme më shëndetin ose i shërbejnë dikujt që është i sëmurë. Kemi bërë një verifikim të importeve të maskave. Ekzistojnë dhe kompanitë që janë distributor. Spitalet disponojnë të gjitha masat mbrojtëse duke nisur nga maskat. Ndërsa farmacitë janë private dhe porosisin sipas kërkesë. Tregu ka stokun e mjaftueshëm që të përballojë kërkesën. Spitalet kanë marrë të gjitha masat për furnizimin e tyre. Kështu që pa asnjë lloj shqetësimi”, tha Manastirliu para gazetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ministrja theksoi se janë analizuar 6 raste dhe kanë rezultuar negative. Ajo i bëri thirrje medies që të bashkëpunojnë me ministrinë, në mënyrë që të mos përhapen lajme që ngjallin panik në popull dhe nënvizoi se njerëzit duhet t’u besojnë vetëm informacioneve zyrtare që jepen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Po kështu, ajo u shpreh se nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave apo kufijve me Italinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mblidhet task-forca për koronavirusin ogerta manastirliu mblidhet task-forca për koronavirusin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll