Politike

“Balluku më vuri në fyt thikën me gjak dhe më kërcënoi se do të më vriste”/ Rama me skenar ndaj SPAK: Nuk i vihet Kuvendit me një muhabet telefoni

Rama u shpreh se, SPAK solli si provë të re një inicizim mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje ku pretendohet se Balluku e ka kërcënuar të ndryshojë dëshminë.

9 Mars 2026, 11:57 Nga D.S
“Balluku më vuri në fyt thikën me gjak dhe më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Ballukut, duke çuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj pasi Kushtetuesja vendosi pezullimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra.

Rama u shpreh se, SPAK solli si provë të re një inicizim mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje ku pretendohet se Balluku e ka kërcënuar të ndryshojë dëshminë. Sipas tij, kjo nuk ishte një provë e re, por SPAK e nxori pas vendimit të kushtetueses, duke thënë se erdhi në Kuvend dhe kërkoi kokën e një zgjedhuri me muhabete telefoni.

'Thëniet e një të pandehuri merren me rezervë. Po e zë se e pandehura thotë: Balluku më ka lidhur pas karriges personalisht më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më tha do të vras nëse nuk thua kështu. A ka njeri të më tregojë si vihet në Kuvend me një muhabet telefoni pa asnjë kryqëzim dëshmish apo verifikim si, kur dhe ku ndodhi kjo, sado në mënyrë të tmerrshme të paraqitet ajo në një bisedë telefonike,' tha Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll