Politike

Rama quan provat e SPAK dokrra: 16 mijë faqe iluzione optike, unë do i ktheja mbrapsht

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama deklaroi se 16 mijë faqe provash të SPAK janë thjesht iluzione optike. 

9 Mars 2026, 11:53 Nga I.A
Rama quan provat e SPAK dokrra: 16 mijë faqe iluzione optike, unë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se provat e Prokurorisë së Posaçme për Belinda Ballukun janë dokrra. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama deklaroi se 16 mijë faqe provash të SPAK janë thjesht iluzione optike. 

Ndërkohë që theksoi se nëse do të ishte anëtar i Këshillit të Mandateve, do t'i kthente pas ato 16 mijë faqe. 

'Që të ngremë votën për të votuar kërkesën për arrestimin e Ballukut me kartonët, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë. S’po them të kemi skenë krim apo kushte flagrante, apo prishje të provave, apo tentativë arratisje, që janë arsye të vlefshme. Për tjetrin, kishte akuzë për pastrim parash, korrësin, na u duk se kërkesa ishte e përligjur në atë kohë. Kam dhe diçka, materiali voluminoz, 16 mijë faqe, është në fakt tregues i dobësisë që ka akuza, por ato janë studime, projekteve, urdhëresa, janë arkiva e ministrisë së Infrastrukturës gjatë drejtimit të Ballukut, e marrë me kamion, e çuar për t’u futur në dosje. Dosje që nëse bën provë për diçka, është prova më e fortë e punës së madhe serioze, të Ministrisë së Infrastrukturës, të tjerat janë dokrra. Po të isha një nga ata të Këshillit të Mandateve, do t’i ktheja pas ato 16 mijë faqe janë dokrra. Iluzione optike! I mbani mend ato pasqyrat e thyera kur keni qenë fëmijë, kapnin dellin dhe ia përplasin në sy sikur erdhi dielli përballë, ashtu janë dhe ato 16 mijë faqe,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll