Politike

Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të drejtojë qarkun në zgjedhjet e ardhshme

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama tha se vlerëson kontaktet që Balluku ka me territorin.

9 Mars 2026, 11:05 Nga D.S
Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ish-zv,kryeminstrja Belinda Balluku do të drejtojë qarkun e Fierit në zgjedhjet e ardhshme. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama tha se vlerëson tek Balluku kontaktet që ka me territorin.

Për këtë arsye, ai shprehet se fitoret e saj të cilat pretendohet se buronin nga pushtetit i saj, mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier.

E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama./Dosja.al

edi ram belinda balluku

Sondazh

Poll