Rama numëron punët e Ballukut: Punë kolosale në infrastrukturë, që deri dje ishin “ëndrra në beze”
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se Belinda Balluku ka bërë një punë kolosale gjatë drejtimit të Minis...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama duke folur në lidhje me investimet në infrastrukturë, theksoi se ekziston një plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane.
TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka treguar se në takimin e fundit me kryeministrin Kurti është diskutuar për dy financime të huaja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama duke folur në lidhje me investimet në infrastrukturë, theksoi se ekziston një plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane.
Rama në fjalën e tij përfundoi se hekurdha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që për aeroportin e Tiranës, kryeministri deklaroi se falë punës së Ballukut është bërë pikë kyçe e aviacionit rajonal.
”Flasim pak për hekurudhat. Të rilindësh hekurudhën nga hiçi duhet përpjekje dhe durim, por edhe reputacion i vendit, situatë ekonomike dhe situatë financimi, që deri dje Shqipëria nuk e kishte. Nuk kemi thjesht një synim, por kemi plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane. Projekte konkrete. Hekurdha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, ndërtimi pritet në fund të këtij viti. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës-Prishtinë. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kemi folur për dy financime të huaja. Po studiohet rindërtimi i hekurudhës Durrës-Vlorë. Edhe kjo, diçka e këtyre 6 viteve.
Kemi sjellë operatorë të rinj, duke sjellë ulje të biletave. Duke e bërë Tiranën, pikën kyçe të aviacionit rajonal. Kemi qenë ne në qeveri, kur fluturohej nga Shqipëria apo për në Shqipëri, biletat ishin më të shtrenjta në Europë. Sot kemi aeroportin me kapacitet më të madh në Ballkanin Perëndimor, kemi lënë pas aeroportin e Beogradit. Aeroporti i Tiranës sot ka 80 destinacione dhe 27 linja ajrore, duke përpunuar në vitin që sapo u mbyll, 11.6 milionë pasagjerë, 247 përqind më shumë, krahasuar me vitin 2019, para se të futej në funksion strategjia që sapo folëm. Aeroporti i Vlorës do fusë edhe modele të reja biznesi të aviacionit. Tani që po përfundon, për Vlorën më e mira është e gjithë përpara”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se Belinda Balluku ka bërë një punë kolosale gjatë drejtimit të Minis...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kreun e grupit demokrat Gazment Bardhi. Gjatë mbledhjes së grupit socialist par...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se askush nuk i mban si Balluku kontaktet me terrenin dhe ekipin. Në mbledhjen e grupit parlamen...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ish-zv,kryeminstrja Belinda Balluku do të drejtojë qarkun e Fierit në zgje...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat dhe fjalët ndaj Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij në...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se masa e dhënë nga Struktura e Posaçme për ish-zv,kryeminis...
Ulsi Manja TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja deklaroi se me kërkesën e saj SPAK po shkel standardet e drejtësis&e...
Ulsi Manja TIRANË- Ulsi Manja deklaroi se nuk ka vend për heqjen e imunitetit ndaj ish-zv,kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhjen e grup...
Ulsi Manja TIRANË- Deputeti i PS, Ulsi Manja tha se nuk ka fakte që ish-zv,kryeministrja Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët. N&...
Ulsi Manja TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se Belinda Balluku nuk ka penguar asnjëherë hetimet e SPAK në lidhje me të. G...