Politike

Rama: Jemi i vetmi vend që ulëm çmimin e energjisë me 10%

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama theksoi se parku eloik në Kavajë janë proces të marreje së lejes së investimit. 

9 Mars 2026, 11:35 Nga D.S

Rama: Jemi i vetmi vend që ulëm çmimin e energjisë me 10%

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që uli çmimin e energjisë me 10%. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama theksoi se parku eloik në Kavajë janë proces të marreje së lejes së investimit. 

Kryeministri theksoi se është forcuar integrimi rajonal Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, duke shtuar se po punohet për të 3-fishuar kapacitetet energjitike me Greqinë. 

Për sa i përket energjisë, sot kemi përqindjen më të ulët të humbjes në rrjet, që hymë tani në humbjen teknike. Janë zhvilluar 5 ankande ndërkombëtare. Duke arritur disa nga çmimet në Europë për energjinë e rinovueshme. Parku eloik në Kavajën janë proces të marreje së lejes së investimit. Është rritur prodhimi i energjisë. Nga vdekja e Enver Hoxhës dhe deri nga largimi i sekretarit të tij, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat prodhimi, por i është dhënë vetëm shkatërrimi. Nëse duan korrupsion dhe duan që të luftojnë korrupsionin, se krimin nuk e kanë ta luftojnë të lehtë ta luftojnë deri në fund, sepse nuk kanë fuqi për “21 Janarin”, të shkojnë të marrin dosjen për këto vepra të ndërtuara nga populli dhe që i takojnë vetëm popullit.

Janë sot ata që vijnë me flakët nëpër duar dhe me llapën jashtë. Në drejtimin e atij njeriu që ka mbylluar këto sektorë. Është rregulluar pjesërisht furnizimin me energji. Shqipëria ka përballur krizën globale të energjisë, pa rritur çmimin e energjisë. Për herë të parë dhe i vetmi vend në botë, Shqipëria uli çmimin e energjisë me 10%. Është krijuar bursa shqiptare e energjisë elektrike. Është forcuar integrimi rajonal, me RMV dhe Kosovë, dhe po punohet për të 3-fishuar kapacitetet me Greqinë. Po vazhdojnë projektet për të rehabilituar kaskatën e Drinit. Ndërkohë përmes bashkëpunimeve ndërkombëtar do të vazhdojnë projektet e reja për parkun fotovoltaik të Tragjasi,' tha Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku ps

Sondazh

Poll