Politike

'E hoqën prezumimin e pafajësisë'/ Rama: Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit

Në mbledhjen e grupit parlamnetar të PS, Rama tha se, e vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi.

9 Mars 2026, 11:45 Nga D.S
'E hoqën prezumimin e pafajësisë'/ Rama: Duan
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se, Struktura e Posaçme e do Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit.

Në mbledhjen e grupit parlamnetar të PS, Rama tha se, e vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi. Sipas kryeministrit, i gjithë diskursi i tij nuk mbështetet në mbrojte të Ballukut por në mbrojtje të drejtësisë. 

Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit, dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpatie tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe i dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati i askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi. E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku spak

Sondazh

Poll