Politike

'Askush nuk mban kontakte me terrenin si Balluku'/ Rama: Nuk do e shpall të pafajshme po as të shkel vijën e kuqe

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se nuk do ta shpalli as hero e as viktimë Ballukun, duke theksuar se prokuroria të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni.

9 Mars 2026, 11:14 Nga D.S
'Askush nuk mban kontakte me terrenin si Balluku'/ Rama: Nuk do e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se askush nuk i mban si Balluku kontaktet me terrenin dhe ekipin. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se nuk do ta shpalli as hero e as viktimë Ballukun, duke theksuar se prokuroria të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni.

Rama nuk la pa përmendur arritjet e Ministrisë së Infrasktrukturës, transforimimet e mëdha rrjetit rrugor kombëtar, me standarde, me në krye asokohe, Belinda Ballukun.

"E di që mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret e saj në territor burojnë nga fuqia që ajo kishte, kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e afërta ku ajo do vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne mban si Belinda kontaktet me territorin duke shkuar rregullisht. Nuk kam në plan ta shpall as hero e as viktimë Belindën sot, dhe uroj që prokuroria të shterojë cdo pistë që mund të cojë te korrupsioni, në fund të ditës cdo kush pas të 18-ave varet vetëm te kmbët e veta. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur e as të lejuar, që ti mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk kam ndërmend t’ju them që Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të.

 Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam viztuar para deputetëve në këtë sallë, që vlen për të gjithë njësoj. Janë gjëra që i takojnë aovkatit, apo prokurorit apo gjykatësit, jam po s jam unë dakord. Po nuk lë pa përmendur transforimimet e mëdha në dy sektorët që ministrja ka ndjekur. Në 6 vite janë ndërtuar rreth 1 mijë km të rrjetit rrugor kombëtar, me standarde. 40 kantiere janë të hapura në gjithë vendin dhe do jenë vlerë e shtuar, nga aksi Elbasan Rrogozhinë, te Elbasan Qafë Thana që mbyllen në 2027, duke vënë në dispozicion korridorin e VIII që u bllokua për vite nga të tjerë, për të mos u klasifikuar nga të tjerë dhe e zhbllokuam ne në samitin e BE këtu në Tiranë, dhe është shpallur korridor sigurie për forcat e NATO-s.", u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku ps

Sondazh

Poll