Politike

Rama: Nëse SPAK do të luftojë korrupsionin, të hetojë privatizimin e 4 HEC-eve nga PD-ja

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se, opozita ia dha ato HEC-e një kompanie që nuk i kthehu TVSH-në.

9 Mars 2026, 11:40 Nga D.S
Rama: Nëse SPAK do të luftojë korrupsionin, të hetojë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK do të luftojë korrupsionin duhet të hetojë privatizimin e 4 HEC-eve nga PD-ja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se, opozita ia dha ato HEC-e një kompanie që nuk i kthehu TVSH-në.

Sipas tij, nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të Kreu të Opozitës të cilin ai e cilësoi si 'sekretarit të partisë së diktatorit', Shqipërisë nuk i është rritur asnjë kapacitet prodhimi.

”Nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të sekretarit të partisë së tij në 2013, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat kapacitet prodhimi. Por ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes, e dyta, privatizimi kriminal i katër hidrocentraleve të ndërtuara, funksionale, Shkopeti, Ulza, Bistrica 1 dhe 2 si kthim TVSH-je. Në qoftë se duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin, se krimin mesa duket nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për 21 janarin, të shkojnë të marrin dosjen e këtyre katër veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit. Iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja, ua llogaritën, i thanë “TVSH nuk ua kthejmë por merrni këto hidrocentralet”. Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit, me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama spak belinda balluku

Sondazh

Poll