Politike

'Vetëm për BE-në nuk kam plan B'/ Rama flet për projektin e Porto Romanos: Ata që duan ta bllokojnë i kanë bërë llogaritë gabim

Rama u shpreh se e di shumë mirë se kush po tenton që të bllokojë këtë projekt, por theksoi se vetëm për BE-në nuk ka plan B ndërsa për cdo gjë tjetër është te plani C.

9 Mars 2026, 11:48 Nga I.A
'Vetëm për BE-në nuk kam plan B'/ Rama flet për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi rishikim te tenderit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se Porto Romano është një nga proceset me të ndërlikuara që qeveria ka bërë.

Rama u shpreh se e di shumë mirë se kush po tenton që të bllokojë këtë projekt, por theksoi se vetëm për BE-në nuk ka plan B ndërsa për cdo gjë tjetër është te plani C.

”Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një nga proceset me të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi. Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por i monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe armiqësi ndaj projektit. Nuk do flas gjatë, por një gjë do ta them: Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll