Aktualitet

I prezantohej si polic 31-vjeçarit dhe e përndjekte me makinë, shpallet në kërkim një person në Lezhë

Policia bën të ditur se 31-vjeçari ka pretenduar se 40-vjeçari i është prezantuar si efektiv policie

15 Shkurt 2026, 14:00 Nga E.d
I prezantohej si polic 31-vjeçarit dhe e përndjekte me makinë,
Foto ilustruse

LEZHA- Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar nga Fieri. Kjo pasi ai ka përndjekur me automjet një 31-vjeçar, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, si dhe është prezantuar si punonjës policie.

Policia bën të ditur se 31-vjeçari ka pretenduar se 40-vjeçari i është prezantuar si efektiv policie. Policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. P., 31 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, si dhe është prezantuar si punonjës policie.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se automjeti i përdorur është në pronësi të shtetasit H. K. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

lezha policia fier

Sondazh

Poll