Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares me armë zjarri, arrestohet nipi i Vladimir Gjutës

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".

15 Shkurt 2026, 10:52 Nga E.d
Plagosja e 18-vjeçares me armë zjarri, arrestohet nipi i Vladimir
Hoteli i familjes Gjuta

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës. Arrestimi i tij erdhi pas ngjarjes së ndodhur në hotelin e familjes së tyre, ku në 18-vjeçare u plagos me armë zjarri.

E plagosura ishte e dashura e Erisjaldo Gjutës. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit", thuhet në njoftimin e Policisë./Dosja.al

erisjaldo gjuta vladimir gjuta armë zjarri

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 22:44 E. D

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitet...