Aktualitet

Përplasi me makinë një grua dhe u largua nga vendngjarja, AMP ndalon inspektorin e policisë

Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l.

15 Shkurt 2026, 12:04 Nga E.d
Përplasi me makinë një grua dhe u largua nga vendngjarja, AMP
Foto ilustruse

TIRANË- Një inspektor i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kjo sepse mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës” është përfshirë në një aksident, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Punonjësi i policisë është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i plotë i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291 dhe 273 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës” është përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka marrë dëmtime shtetasja E. M., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës jashtë rrezikur për jetën.

Punonjësi i policisë është larguar nga vendi i aksidentit dhe në vijim është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Dosja.al

amp polici aksident

Sondazh

Poll