15 Shkurt 2026, 11:20
Nga E.d
Hoteli
TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës. Arrestimi i tij erdhi pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në hotelin e tyre, ku në 18-vjeçare u plagos me armë zjarri. E plagosura ishte e dashura e Erisjaldo Gjutës. Ajo dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e 22-vjeçarit, ndërsa ndodhej e vetme në dhomën e hotelit.
Arma me të cilët ka kryer vetëplagosjen nuk është gjetur ende, ndërsa 22-vjeçari në deklarime mohon të ketë djeni për të. Erisjaldo Gjuta akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ai ka deklaruar para bluve se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës. Në dëshminë e tij thuhet se, ata janë ngjitur menjëherë drejt dhomës së hotelit për ti dhënë ndihmën e parë. Por kur kanë parë se gjendja është serioze, ata kanë vendosur që ta çojnë në spital.
Një ditë më parë policia arrestoi nënën dhe xhaxhain e 22-vjeçarit, Mirvete dhe Vladimir Gjuta. Ndërsa në kërkim është shpallur babai dhe kushëriri i tij, Saimir dhe Elvir Gjuta. Ata akuzohen se nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë prishur provat në vendngjarje.
Gjithashtu ata janë porositur të deklaronin se vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut. E reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në deklaratën e saj ka pohuar se ka tentuar të vrasë veten pasi “ka bërë gabime ne jetë”./Dosja.al
erisjaldo gjuta mirvete dhe vladimir gjuta saimir dhe elvir gjuta
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 11:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares, e cila u vetëplagos në hotelin “Gjuta” n&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 11:04
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Kamëz. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi në banesën e tij...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 10:52
E.d
Hoteli i familjes Gjuta
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir G...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 10:41
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para,...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 10:36
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në qytetin e Kukësit. Kjo pasi, dyshohet ...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 09:30
E.d
Foto ilustruse
THETH- Qarkullimi rrugor në aksin Qafë Thore-Theth është ndaluar për automjetet. Kjo pasi rrezikohet për ...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 09:18
E.d
Foto ilustruse
Qoftë gazetar, atlet i njohur, autor apo model – kushdo që interesohet për një figurë publike, shpesh dë...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 09:11
E.d
Pamje
KUKËS- Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Si pasojë e r...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Në një kohë kur dashuria deklarohet në Instagram, pasuria matet në metra katrorë dhe divorci ka pushuar së...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 06:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet ...