Aktualitet

Grabiti me kallashnikov degën e FiBank/ Gjykata lë në burg Bardhyl Fushën

58-vjeçari ka deklaruar para trupës gjykuese se veprimin e kreu pasi ka shumë borxhe për të shlyer.

15 Shkurt 2026, 12:22 Nga E.d
Grabiti me kallashnikov degën e FiBank/ Gjykata lë në burg
Foto ilustruse

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin i cili grabiti me armë zjarri një degë të bankës FiBank në kryeqytet. 58-vjeçari ka deklaruar para trupës gjykuese se veprimin e kreu pasi ka shumë borxhe për të shlyer.

Ai është shprehur se ndodhej nën një presion të madh psikologjik, për shkak të borxheve që ka. Fusha, i cili arriti të marrë rreth 8 mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit, u kap nga policia teksa dilte nga banka./Dosja.al

bardhyl fusha 58-vjeçari gjykata e tiranës

Sondazh

Poll