Aktualitet

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas arrestimit: Kam qenë jashtë me babin kur dëgjuam të shtënën e armës

Sipas tij asaj i është dhënë ndihma e pare, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.

15 Shkurt 2026, 11:10 Nga E.d
Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel/ Zbardhet dëshmia e
Foto ilustruse

TIRANA- Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares, e cila u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para bluve. Mësohet se ai ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës.

Ai ka thënë se sapo ka dëgjuar të shtënat e armës është ngjitur drejt dhomës ku ishte 18-vjeçarja, ku dhe e ka gjetur të plagosur. Sipas tij asaj i është dhënë ndihma e pare, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital. Arma është e të riut dhe akoma nuk është gjetur./Dosja.al

erisjaldo gjuta 18-vjeçare plagosje

Sondazh

Poll