Aktualitet

Organizonte lojëra fati brenda lokalit të tij, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit u sekuestruan dy paisje elektronike të përdorura për lojërat e paligjshme, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm.

15 Shkurt 2026, 12:11 Nga E.d
Organizonte lojëra fati brenda lokalit të tij, arrestohet
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga focat blu, pasi organizonte lojëra fati brenda lokalit të tij. 

Gjatë kontrollit u sekuestruan dy paisje elektronike të përdorura për lojërat e paligjshme, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Në Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar “The Player”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariati i Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin në lokalin e shtetasit I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në rrugën “Halit Bega”, u sekuestruan dy paisje elektronike (makineta) të përdorura për lojërat e paligjshme, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm.

Shtetasi I. S. u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë 27-vjeçari lojëra fati

Sondazh

Poll