Aktualitet

Iu gjet në banesë pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

Nga kontrolli në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.

15 Shkurt 2026, 11:04 Nga E.d
Iu gjet në banesë pistoletë dhe municion luftarak,
Foto ilustruse

KAMËZ- Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Kamëz. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi në banesën e tij iu gjet një armë zjarri dhe municion luftarak. 

Nga kontrolli në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.  Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 

kamëz 51-vjeçar policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2026, 22:44 E. D

Analiza: Arsimi i lartë, në udhëkryq

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitet...