Politike

PD shpalos propozimet për ‘Zgjedhoren’: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, Policia të kujdeset për zgjedhjet.Të ketë qe

13 Shkurt 2020, 11:11 Nga DOSJA
PD shpalos propozimet për ‘Zgjedhoren’: SPAK të

TIRANË- Partia Demokratike ka treguar sot të gjitha propozimet e plota që kanë dorëzuar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso kanë treguar të gjitha propozimet. Sipas tyre fokusi i PD dhe të gjithë opozitës është forcimi i masave kundër krimit zgjedhor dhe për këtë gjë për ta duhet të futet në lojë SPAK, që të hetojë të gjitha krimet zgjedhore.

Po ashtu Bylykbashi tha se PD i qëndron propozimit për qeveri tranzitore, e cila duhet të jetë kujdestare për zgjedhjet. Po ashtu PD u shpreh se nuk do ketë bashkëqeverisje mes PS-së dhe opozitës, por të kemi modelin e Maqedonisë së Veriut. 

KONSENSUSI PËR ZGJEDHOREN

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, cili pas një takimi me aleatët, në një dekleratë për mediat emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore. Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike krimet zgjedhore propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore krimet zgjedhore propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll