Politike

Rilindja e sulmon me heshta dhe shpata, Presidenca ‘kala e pamposhtur’ e rrethuar me shqiponja/ U miratua ligji që e anashk

13 Shkurt 2020, 10:59 Nga DOSJA
Rilindja e sulmon me heshta dhe shpata, Presidenca ‘kala e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta duket se nuk e ka pritur shumë mirë ligjin e miratuar dje në parlament ku anashkalohet roli i tij dhe gjyqtarët e kryeprokurori nuk kanë nevojë që të betohen tek ai për t’u emëruar. 

Mëngjesin e sotëm ai ka postuar “memen e ditës”  ku shihet një fushë-betejë ku edhe ndodhet “Rilindja” nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër. Fotoja është shkëputur nga një lojë në internet e cila quhet “The Exiled: Siege”. Fjalë që shqip përkthehen ekzili dhe rrethimi. 

 

Një ditë më parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87  vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. 

Lidhur me ligjin ka reaguar edhe vetë kreu i shtetit, Ilir Meta i cili është shprehur se e gjitha është një marrëzi anti-kushtetuese dhe përpjekje për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet në gjykatën kushtetuese ilir meta ndryshimet në gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll