Politike

PD tregon propozimet për Reformën Zgjedhore: Të ndryshohet Kodi i Procedurës penale, roli që duhet të ketë Policia (VD)

13 Shkurt 2020, 10:48 Nga DOSJA
PD tregon propozimet për Reformën Zgjedhore: Të ndryshohet Kodi i

TIRANË- Partia Demokratike ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka bërë me dije të gjitha propozimet e tyre në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në konferencë, Ivi Kaso ka bërë me dije se PD kërkon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Kemi propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për veprën penale të krimeve zgjedhore që të hetohen nga SPAK. Kemi propozuar dhe ndryshimin e rolit të Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor, ku tashmë duhet të kenë rol vëzhgues. Ne duam që të institucionet e drejtësisë që do hetojnë krimet zgjedhore të jenë SPAK dhe GJKKO, pasi janë institucione të reja dhe mund të jenë më të pavarura. Po ashtu kemi menduar të ndërhyjmë dhe në nenet korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje, duke parë krimin zgjedhor nga ana e agjencive ligjzbatuese”, u shpreh Kaso.

Partia Demokratike ka treguar propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Sipas PS duhet që Policia e Shtetit të ketë rol kryesor në mbarëvjajten e zgjedhjeve dhe të gjitha krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Po ashtu opozita kërkon dhe qeveri kujdestare që të drejtohet nga njerëz me integritet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ivi kaso propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore ivi kaso propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...