Politike

Anashkalimi i betimit të gjyqtarëve te Presidenti, Meta: Marrëzi anti-kushtetuese, përpjekje për të dënuar me vdekje kred

13 Shkurt 2020, 07:38 Nga DOSJA
Anashkalimi i betimit të gjyqtarëve te Presidenti, Meta: Marrëzi

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet ligjore, të cilat u miratuan dje në Kuvend, për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Meta në “Euronews” u shpreh se kjo është një “marrëzi anti-kushtetuese” dhe një përpjekje “për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.”

“Është lajm kur në parlamentin tonë miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës kështu që nuk habitem që shkelja dhe dhunimi i Kushtetutës është kthyer në një sport mjaft të preferuar të kësaj mazhorance, po kjo është përgjegjësia e saj. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar por në vijim të marrëzive që kanë ndodhur herë pas here me zbatimin anti-Kushtetues të Reformës në Drejtësi në kuadër të kapjes totale të Reformës në Drejtësi, nuk habitem që të ketë ndodhur edhe ndonjë marrëzi e tillë. Por unë si president kur të vijë një ligj i tillë do të shprehem në mënyrë zyrtare dhe në mënyrë publike. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor për të rrëzuar Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje përfundimtare çdo lloj kredibiliteti që mund ti ketë ngelur Reformës në Drejtësi”, tha Meta.

Një ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet në gjykatën kushtetuese ilir meta ndryshimet në gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...

Politike 12 Shkurt 2020, 19:08

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhj...