Politike

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore miraton kalendarin e punimeve, PS e PD: Jemi optimistë. Hajdari: Mund të ndryshohet Kushtetuta (VD)

  • PD prezanton 12 propozimet për Reformën Zgjedhore
  • Këshilli Politik miraton kalendarin e punimeve për Reformën Zgjedhore. Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit. 
    Featured image of article: Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore miraton kalendarin e punimeve, PS e PD: Jemi optimistë. Hajdari: Mund të ndryshohet Kushtetuta (VD) Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi

    TIRANE- Mblidhet sërish Këshilli Politik, me pjesëmarrjen e anëtarëve negociatorë të cilët zhvilluar sot në mjediset e “Europe House” takimin e radhës për Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje u miratua kalendari konkret i punimeve, që do të zhvillohen nga ekspertët e vendosur me konsensus nga opozita, maxhoranca dhe opozita jo-parlamentare. Janë 13 tema diskutimi kryesore të miratuara nga opozita, përfshirë këtu, dekriminalizimin, ndarjen e politikës nga krimi, largimin e administratës nga zgjedhjet, dhe të tjera çështje që sipas palëve cënojnë lirinë e qytetarëve për të zgjedhur.

    Nga opozita, ekspertët e përzgjedhurit janë Arjan Madhim Shkëlqim Sulo, Muharrem Caka-LSI dhe Ivi Kaso-PD. Ndërsa PS-ja përfaqësohet nga Tritan Caka. Në tryezë janë gjithashtu edhe Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, ekspert të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

    Në përfundim të takimit, bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se data 15 mars është një afat ambicioz, ndërsa Oerd Bylykbashi u shpreh se në këtë Këshill do të ketë diskutime edhe për ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndërkohë që përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, tha se miratimi i kësaj Reforme mund të përfshijë edhe një ndryshim të dytë të Kushtetutës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Disa ditë më parë opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Më 22 janar opozita e bashkuar caktori katër ekspertët për Reformën Zgjedhore që do punojnë me Këshillin Politik për hartimin e draftit përfundimtar.

    (F.G/Dosja.al)

    • 12:51

      Mbledhja e Këshillit Politik, PD prezanton 12 propozimet për Reformën Zgjedhore

      Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë propozuar ndryshimet e tyre për Reformën Zgjedhore. Sipas informacioneve bëhet me dije se, PD është shprehur e vendosur për propozimet e mëparshme dhe kërkon ndarjen e politikës nga krimi, masa kundër shit-vlerjes së votës, përdorim e teknolgjisë në votim.  PD në tryezë ka treguar 12 prioritetet e saj për Refomën Zgjehdore, duke i quajtur 12 çështje kyçe, të cilat kërkon që të shihen me përparësi nga Këshilli Politik.

      Sipas informacioneve nga mbledhja mësohet se çështja e parë në axhendën e punës, që i duhet dhënë zgjidhje deri në fillim të shkurtit është parandalimi dhe goditja e krimeve zgjedhore, ku përfshihen ‘masa për rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykatave në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit dhe administratën, cenimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore’. Po ashtu PD kërkon përfshirjen në kalendarin e punës edhe çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e politikës nga krimi, një kërkesë e vazhdueshme e opozitës, për të cilën parashikohet forcimi i zbatimit të procesit të dekriminalizimit, financimi i partive politike dhe përfshirja e teknologjisë elektronike në zgjedhje.

      Gjithashtu, grupi i punës, i cili i kryen diskutimet ka renditur mes çështjeve prioritare listat e zgjedhësve, pajisjen me karta ID dhe parandalimin e votimit fiktiv, rolin e medias në fushatë, parandalimin e abuzimit me burimet shtetërore dhe administratën publike, paanshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet. Një nga çështjet prioritare që pritet të diksutohet rreth fillimit të marsit është sistemi zgjedhor.

      ‘Parakusht që këto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të ‘ndarjes së shtetit nga partitë politike’ në përputhje me Angazhimin e OSBE-së të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit.’- thuhet në dokumentin e dakordësuar për çështjet prioritare të reformës zgjedhore. Gjithashtu, grupi i punës ka vendosur që për të gjitha çështjet prioritare përfaqësuesit e opozitës ‘të dorëzojnë propozime në formën e drafteve ligjore dhe zgjidhjeve të mundshme alternative në përputhje me standardet e ODIHR-it për zgjedhje të lira e të ndershme’. Grupi i punës ka vendosur që ‘për çështjet që do të ketë dakordësi të plotë dhe të përgatitura në nivel teksti ligjor të dakordësuar, draftet do të dërgohen për opinion paraprak tek ekspertët e ODHIR.’

    • 12:36

      Zbardhet kalendari i punimeve të Këshillit politik, financimi i partive, krimi zgjedhor e dekriminalizimi, 13 pikat kryesore (DATAT)

      Zbardhet kalendari i punimeve që do të ndjekë Këshilli Politik i miratuar me konsesus nga të gjitha palët. Siç shihet edhe në dokument, është përcaktuar qartë afati i punimeve, për të gjitha temat, përfshirë këtu, krimin zgjedhor, përfshirjen e administratës në zgjedhje, dekriminalizimin, e ndarjen e politikës nga krimi.

      1.Propozime per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore,
      perfshire masa per rolin e policise, prokurorise dhe gjykateve ne procesin
      zgjedhor kunder shitblerjes se votes, presionit mbi zgjedhesit dhe
      administraten, cenimit te sekretit dhe lirise se votes dhe abuzimi me
      burimet shteterore; 10 shkurt 2020

      2.Ndarja e politikes nga krimi, nepermjet forcimit e zbatimit te procesit
      te dekriminalizimit me masa shtese 10 shkurt 2020

      3. Propozime per perfshirjen e teknologjise ne zgjedhje. 20 shkurt 2020

      4. Propozime per financimin e fushates zgjedhore, si dhe financimin e
      partive politike jashte fushates. 15 shkurt 2020

      5. Propozime ne lidhje pergatitjen e listave te zgjedhesve, pajisjen me
      karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv te emigranteve. 5 shkurt 2020

      6. Propozime per rolin e mediave ne fushate. 15 shkurt 2020

      7. Propozime per parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe
      administraten publike ne periudhen zgjedhore. 15 shkurt 2020

      8. Propozimet mbi panshmerine e administrates zgjedhore ne te gjitha
      nivelet 1 mars 2020

      9. Propozime per sistemin e ankimimeve gjyqesore dhe administrative 25 shkurt 2020

      10.Propozime per sistemin zgjedhor. 10 mars 2020

      11. Propozime per votimin nga jashte vendit. 1 mars 2020

      12. Ceshtjet qe lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve,
      periudhen zgjedhore 3 shkurt 2020

      13. Ceshtje te tjera teknike qe reflektojne ndryshimet e imponuara nga
      pikat e mesiperme 15 mars 2020. 

      Ndërkohë që palët janë dakordësuar që për çdo mos-marrëveshje, do të ketë një konsultim me OSBE.

    • 12:35

      Gjiknuri: Opozita të sjellë propozime konkrete, 15 marsi, datë ambicioze


      Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ka bërë me dije se çfarë është diskutuar sot. Në një deklaratë për mediat Gjiknuri tha se 15 marsi është një datë ambizicioze  dhe  shtoi se mund të arrihet nëse ka vullnet. “Janë të gjitha çështjet që janë objekt i punës së Komisionit të Reformën Zgjedhore. Përmirësimin e llogaridhënies së adminsitratës në fushatë, teknologjinë në zgjedhje, masat penale për shit-blerjen e votës. Një pjesë e diskutimeve të opozitës janë dhe tek rekomandimet e OSBE. Ne ia kemi bërë të qartë opozitës që të vijë me propozime konkrete dhe më pas të përfundohet. Ne kemi një afat dhe duhet të mbyllet në 15 mars. Sot ishte një takim për dakordësuar afatet edhe temat që janë përt ë diskutuar. Ne jemi të gjëjmë konsensus për të gjitha çëshjet. Nëse ka vullnet ne deri në 15 mars mund t’i kemi zgjidhur çëshjet që deri tani palet janë të ndara”, tha Gjiknuri.

    • 12:23

      Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari: Nëse është nevoja do të ndryshohet sërish Kushtetuta

      Bashkë-kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka thënë sot se miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore dhe draftit që po punohet nga ekspertët e opozitës dhe maxhorancën, mund të përfshijë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Në përfundim të takimit, Hajdari tha se ndërkombëtarët do të jenë “gardianët” e procesit të diskutimeve.

      Rudina Hajdari: Ramë dakord për kalendarin, çështjet dhe metodologjinë dhe afatet kohore. E Rëndësishme është që asnjë nuk është kufizuar, do trajtoehet sistemi zgjedhore dhe Referendumi. Është rënë dakord për t’u trajtuar edhe vota e diasporës. Duan kohën dhe seriozitetin e duhur. Është e nevojshme që të arrijmë një produkt final që është i duhuri dhe më i përshtatshmi. T’u garantojmë të drejtën e të zgjedhurit. T’i heqim presionin politik dhe presionin që kanë ndjerë në 30 vite. Të mendojnë të lira pa presion politik. E rëndësishme është transparenca dhe mbikqyrja e ndërkombëtarëve. Do ketë nëse është e nevojshme edhe ndërhyrje edhe në kushtetutë. Kjo do të thotë që kemi sistem.

    • 12:15

      Zbardhet kalendari i punimeve për KP/ Bylykbashi: Punë konkrete, do diskutohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor!

      Oerd Bylykbashi, një nga anëtarët e Këshillit Politik, dhe negociatori i tryezës për Reformën Zgjedhore, ka sqaruar se sot është hartuar një kalendar punimesh për Këshillin Politik. Bylykbashi tha se po ecet me shpejtësi me këtë draft dhe se do të preken të gjitha çështjet, përfshirë edhe diskutimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

      Oerd Bylykbashi: Me këtë dokument i hapet rrugë punës konkrete për propozimet për Reformën Zgjedhore. Opozita po ecën me shpejtësi me draftin, duke patur parasysh edhe punën që kemi bërë me Reformën Zgjedhore. Dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi diskutuar në Këshillin Politik, ndarjen e politikës nga krimi, sistemi zgjedhor dhe të gjitha masat që kanë si emërues të përbashkët, vullnetin për të ndarë shtetin nga politika, angazhim dhe standart i OSBE, pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve të bëra deri më sot.

      Pyetje: Do të merren parasysh propozimet për masat shtesë për dekriminalizimin?

      Oerd Bylykbashi: Cështjet e substancës do të diskutohen më pas nga ekspertët, faleminderit.

    Shto Koment