Politike

Anashkalimi i betimit të gjyqtarëve, reagon Presidenca: Ligj ‘KÇK’, pasdite Meta do të kuvendojë me ju

13 Shkurt 2020, 07:52 Nga DOSJA
Anashkalimi i betimit të gjyqtarëve, reagon Presidenca: Ligj

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me ligjin e miratuar ditën e djeshme nga Kuvendi i Shqipërisë për anashkalimin e betimit të gjyqtarëve dhe kryeprokurorit tek kreu i shtetit.

Me anë të një reagimi zyrtar Blushi bëri me dije se ligji kishte treguar mungesë serioziteti të plotë e panik për ngut duke përdorur edhe termin “KÇK” për ta ironizuar.

“Sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në,”-shkruhet ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

 

Një ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. 

Lidhur me ligjin ka reaguar edhe vetë kreu i shtetit, Ilir Meta i cili është shprehur se e gjitha është një marrëzi anti-kushtetuese dhe përpjekje për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet në gjykatën kushtetuese tedi blushi ilir meta ndryshimet në gjykatën kushtetuese tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...

Politike 12 Shkurt 2020, 19:08

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhj...