Politike

Ngërçi me ‘Kushtetuesen’, delegacioni i Komisionit të Venecias takohet me Ruçin, Metën e Vorpsin

13 Shkurt 2020, 07:28 Nga DOSJA
Ngërçi me ‘Kushtetuesen’, delegacioni i Komisionit

TIRANË- Një delegacion i Komisionit të Venecias, ka mbërritur në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit dhe Presidentit që të gjykojë veprimet e institucioneve shqiptare për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky delegacion është takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili i ka falenderuar për gatishmërinë që kanë treguar gjithmonë sa herë që u është kërkuar mendim. 

Po ashtu delegacini ka shkuar në zyrën e Metës ku janë pritur prej tij dhe më pas kanë takuar Arta Vorpsin, që është “molla e sherrit” në përplasjen për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë nesër në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.

Një ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin.

PËRPLASJA PËR KUSHTETUESEN

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias padia e metës ndaj dvoranit venecia ne tirane per kushtetuesen ilir meta komisioni i venecias padia e metës ndaj dvoranit venecia ne tirane per kushtetuesen

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...

Politike 12 Shkurt 2020, 19:08

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhj...