Politike

Bylykbashi: Duhet të goditet krimi zgjedhor, synimi ynë është garantimi i fushë-lojës së barabartë për të gjithë akto

13 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Bylykbashi: Duhet të goditet krimi zgjedhor, synimi ynë

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, që është dhe pjesë e Këshillit Politik që po haron Reformën Zgjedhore, ka treguar sot detaje nga propozimet e PD. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi, tha se synimi i tyre është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë.

Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës”, shtoi më tej Bylykbashi.

PJESË NGA DEKLARATA

Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltiika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë. Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.  Tre paketat tona prekin disa aspekte.

Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. por ghjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë aata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor. Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës. Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet.

Partia Demokratike ka treguar propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Sipas PS duhet që Policia e Shtetit të ketë rol kryesor në mbarëvjajten e zgjedhjeve dhe të gjitha krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Po ashtu opozita kërkon dhe qeveri kujdestare që të drejtohet nga njerëz me integritet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylybashi propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylybashi propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll