Politike

Alibeaj tregon propozimet e PD: Në qendrat e votimit të ketë kamera, Prokuroria të ngrejë task-forcë disa muaj para zgjedh

13 Shkurt 2020, 10:58 Nga DOSJA
Alibeaj tregon propozimet e PD: Në qendrat e votimit të ketë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd  Alibeaj, ka bërë me dije disa propozime të PD për shmangien e krimeve zgjedhore. Sipas tij duhet të ketë kamera në qendrën e votimit, policia të jetë prezente jashtë qendrës së votimit dhe po ashtu të ngrihet një task-forcë nga Prokuroria që të reagojë në kohë reale dhe të dokumentojë çdo provë.

Si i kemi strukturuar këto vlera? E para shtrirja e kontrollit në territor. Të vendosen kamera në qendrat e votitmit dhe të shikohet çdo gjë që ndodh. Territori jashtë qendrës së votimit është i dominuar nga bandat nga krimi dhe nga drejtues të administratës që rreshtojnë vartësit e tyre. Duhet që të pastrohet nga banda e nga krimi dhe qytetari të shkojë të votojë i lirë. Dhe kjo mund të behet me policë. Krimi zgjedhor përfundon tek kutia e votimit, por nuk fillon aty dhe duhet një shtrirje në kohë e kontrollit,  pasi krimi fillon shumë kohë më parë. Duhet të ngrihen strukturat e policisë dhe prokurorisë, dhe te marrin masa për të ngritur task-forcë të posacme për krimin zgjedhor. Të ngrihet një regjistër kombëtar që do dokumentojë të gjitha referimet e bëra nga qytetarët dhe nga stafet e subjekteve zgjedhore dhe nga subjeket politike”, u shpreh Alibeaj.

Partia Demokratike ka treguar propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Sipas PS duhet që Policia e Shtetit të ketë rol kryesor në mbarëvjajten e zgjedhjeve dhe të gjitha krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Po ashtu opozita kërkon dhe qeveri kujdestare që të drejtohet nga njerëz me integritet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj konsensusi i paleve per zgjedhoren propozimet e pd per zgjedhoren enkelejd alibeaj konsensusi i paleve per zgjedhoren propozimet e pd per zgjedhoren

Sondazh

Poll