Politike

Ambasadorja Yuri Kim shkon në Kryeministri, takohet me Arben Ahmetajn

13 Shkurt 2020, 10:05 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim shkon në Kryeministri, takohet me Arben Ahmetajn

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në Kryeministri ku është takuar me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Takimi ka nisur pak minuta më parë dhe nuk dihen ende detaje, por mësohet se diskutimi do fokusohet tek procesi i rindërtimit në Shqipëri dhe ndihmën që SHBA do japë për Shqipërinë.

Më herët Kim ka takuar dhe ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, me të cilën ka biseduar për reformën zgjedhore dhe nënvizoi se shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate.

Po ashtu Kim ka takuar dhe Edi Ramën pak ditë më parë për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe fokusi ishte ecja e Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Rama u shpreh se e kishte njohur ambasadoren me paketën anti-KÇK. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama yuri kim yuri kim takon ramen edi rama yuri kim yuri kim takon ramen

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...