Aktualitet

OFL godet sërish, në ‘sitë’ miku i Shullazit dhe Orges Jahelezi, për 48 orë duhet të justifikojnë pasuritë (VD)

13 Shkurt 2020, 10:20 Nga DOSJA
OFL godet sërish, në ‘sitë’ miku i Shullazit dhe

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka goditur sërish dy emra të njohur si të përfshirë në aktivitet kriminal dhe veprimtari të paligjshme. Për 48 orë, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjani do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL, dhe dosja më pas i kalon SPAK, që ka afat deri në 15 ditë për t’ia kaluar dosjen gjykatës, dhe më pas merret vendimi i sekuestros së pasurisë ose jo.

Pajtim Serjani, si i shpëtoi atentatit tek Rruga e Kavajës

Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, është një emër mjaft i njohur për policinë shqiptare. Ai është dënuar për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu.  Pajtim Serjani, u lirua pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh i dhënë nga gjykata e Apelit. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg. Po kështu u plagos më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi iu bërë një atentat në tavolinën ku po qëndronte me disa persona të tjerë.

Orges Jahelezi  dhe arrestimi për drogë

Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana, është i arrestuar gjatë operacionit “Volvo 4”, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has. Ai akuzohet  për ”Prodhim dhe shitje të nàrkotikëve”, ”Tràfikim i nàrkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Njihet nga të gjithë si biznesmen i fuqishëm në Tiranë, pronari i lokalit, “Amesterdam”.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;

– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren oreges jahelezi pajtim serjani anti-kçk-ja zbret në terren oreges jahelezi pajtim serjani

Sondazh

Poll