Aktualitet

IKMT dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Astir/ Biznesmenët s’pranojnë të largojnë materialet, thirrje Berishës: Merr situat

13 Shkurt 2020, 09:24 Nga DOSJA
IKMT dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Astir/ Biznesmenët

Tiranë-Punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit,  të shoqëruar nga Policia, po zhvillojnë sot një aksion në zonën e Astirit në Tiranë, ku po njoftojnë biznesmenët dhe banorët që të largojnë materialet nga bizneset dhe të boshatisin banesat,  pasi të hënën do të nisë shembja e godinave në lotin e dytë të Unazës së Madhe.

Biznesmenët dhe pronarët e banesave nuk kanë rënë dakord pasi kanë deklaruar se nuk po njoftohen me një shkresë zyrtare. Ata kanë hedhur akuza ndaj qeverisë Rama pasi janë shprehur se po iu vjedh pronat.

“Ne na grabitën pronat, na i grabiti Rama Veliaj dhe Salillari. Salillari nuk ke për ta gëzuar, do të ndjekim hap pas hapi, sot unaza e re ka 17 veta që ndiqen penalisht. I bëj thirrje doktor Berishës merr situatën në dorë,pasi kjo opozitë nuk po kujdeset më as për qytetarët e vet”, u shpreh një nga biznesmenët.

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e madhe”, që sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shumë protestues janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.  Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt dhe policia ‘zbarkojnë’ në astir protestat ne astir ikmt dhe policia ‘zbarkojnë’ në astir protestat ne astir

Sondazh

Poll