Aktualitet

“Filloi të shante, shkrepi armën”/ Flet gruaja e 70-vjeçarit që u plagos nga efektivi në Fier: Na dëmtoi makinën (VD)

13 Shkurt 2020, 08:49 Nga DOSJA
“Filloi të shante, shkrepi armën”/ Flet gruaja e

Fier- Gruaja e Soni Meços, Dhimitrie Meço, i cili u plagos në dorë me armë zjarri nga efektivi i FNSH-së Paulin Shpani është shprehur për mediet se konflikti nisi për shkak se makina e policit  hyri në oborrin e banesës dhe iu dëmtoi makinën e tyre.

“Ne ishim në gjumë në atë kohë. Dëgjuam një zhurmë dhe dolëm poshtë. Në kohën që burri pa makinën tonë që e kishte dëmtuar, i foli burri. Ai filloi të shante. Makina e tij u mor me karotrec.  Këtu gjithmonë bëhen aksidente, është makina e tretë që na hyn në shtëpi. E shkrepi armën, por me qëllim pa qëllim nuk e di. Policia na tha që ishte dehur”, thotë bashkëshortja e 70-vjeçarit.

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në  Fier pas një debati efektivi i FNSH-së, Paulin Shpani plagosi me armën e shërbimit një qytetar, të identifikuar si Soni Meçe, 70 vjeç. Mësohet se polici i dehur 41-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe bëri aksident duke përfunduar në oborrin e banesës së Meçes. Pas aksidentit, ai ka dalë nga makina dhe është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe më pas e ka qëlluar atë me armë zjarri në dorë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paulin shpani soni meço paulin shpani soni meço

Sondazh

Poll