Aktualitet

Valë protestash/ Punëtorët e nën-stacionit të Poçemit futen në grevë urie: Jemi zhytur në borxhe, s’kemi para të ush

13 Shkurt 2020, 10:15 Nga DOSJA
Valë protestash/ Punëtorët e nën-stacionit të

Mallakastër- Ditën e sotme, 7 punëtorë të nënstacionit elektrik të pompimit të naftës në Poçem, kanë hyrë në grevë urie, pasi prej 27 muajsh nuk kanë marrë pagat. Kësaj greve pritet t’i bashkohen dhe 11 punëtorë të tjerë. Ata deklarojnë se qeveria duhet t’u japë një zgjidhje, pasi nuk kanë me çfarë të ushqehen.

“Qeveria duhet të na japë një zgjidhje për këtë hallin tonë, kemi 27 rroga pa marrë, kemi punuar, kemi mbajtur një komunitet të tërë me ujë dhe drita. Ne jemi futim në grevë urie për rrogat. Ju lutemi shumë jemi futur borxh nëpër dyqane, nuk na japim më pa ju dhënë lekët. Edhe pse nuk kemi marrë rroga ne komunitetin e nuk e kemi lënë pa ujë pa drita”, është shprehur një nga punëtorët.

Po kështu, mesditën e djeshme ka rënë njëri prej fiderave që mbulon me energji elektrike fshatrat Klos, Hekal, Roms dhe Mollaj si edhe puset e naftes të Albpetrolit, por punonjësit nuk kanë punuar për të risjellë energjinë, për shkak se problemi i tyre nuk ka marrë zgjidhje.

Ndërkohë naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sot para Prefekturës së Fierit,  ku kanë kërkuar që qeveria të ndërhyjë për zhbllokimin e kësaj situate, në mënyrë të tillë që ata më pas të rifillojnë punën. Po kështu ata kanë theksuar se nëse nuk u jepet një zgjidhje, të hënën do të futen në grevë urie.

“Do presim deri të hënën. Nëse nuk zgjidhet çështja në fjalë dhe nëse nuk marrim rrogat, do shkojmë në vendet e punës në Uzinë. Sa mirë që shteti i kërkon detyrimet e tija. Po ne? Duhet të ndërhyjë dhe të tregohet më respekt për kategorinë tonë.”-tha një prej protestuesve për mediet.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret ne proteste punëtorët e poçemit në grevë urie naftetaret ne proteste punëtorët e poçemit në grevë urie

Sondazh

Poll